TemA TV/ Berisha: Nëse PS vjen në pushtet, të pasurit mund të largohen nga vendi (VIDEO)
Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që ka zhvilluar me banorët e Dumresë në Elbasan, ka thënë se të pasurit mund të largohen nga Shqipëria, në rast se në pushtet vjen PS-ja. Kjo, sipas Berishës, mund të ndodhë për shkak të taksës progresive që kërkon të vendosë Rama.
Alternativa e tyre është alternativa e mashtrimit. Do heq taksat,- thotë shoku i autobusit mavi për 95 % të shqiptarëve. Me të drejtë një qytetar, më vonë, më bënte një mesazh, a mund ta pyesim këtë shok, po sikur këta 5 % të na ikin nga Shqipëria me çfarë do të jetojmë ne këtu në Shqipëri, tha Berisha.
Më pas ai është shprehur se në 6 vjet, qeveria e tij ka arritur që të mbledhë 9.2 miliard lekë më shumë se qeveria socialiste në 8 vjet.
Ne arritëm të marrim 4 milion dollarë investime, sepse ne arritëm të vendosim taksën e sheshtë, taksën më të ulët në Evropë, taksën 10 %. Se vendosëm këtë taksë, ne bëmë që bizneset e mesme dhe të mëdha të dy dhe trefishojnë xhiron dhe suksesin e tyre, bëmë të mundur që në 6 vjet në arkën e shtetit të inkasohen 9,2 miliard më shumë se sa 8 vitet e qeverisjes socialiste, vite të cilat siç thotë BB, 1.4 miliard dollarë përfundonin në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve, bashkëpunëtorë të tyre, tha Berisha./b.l
