TemA TV/ Berisha: Ramës do tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës (VIDEO)
Kryeministri Berisha ka ironizuar nga Kashari koalicionin e krijuar mes PS-së dhe LSI-së. Duke folur para banorëve të kësaj zone, Berisha ka thënë se do tia ngelë në grykë Ramës ngjalat e Nard Kokës.
Gjithçka për taksat, gjithçka për çdo gjë tjetër ju do ta gjeni në celularin tuaj, të gjitha pagesat, të gjitha transaksionet ju do ti bëni nga celulari juaj. Ne do të punojmë për të ofruar shërbime të njëjta kudo. Unë duke e përgëzuar vërtet Kryetarin e Komunës, Këshillin e Komunës, banorët për këto suksese të mëdha, sepse e keni shndërruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit. Unë dua të dëgjoj zërin tuaj, mendimet tuaja, shqetësimet tuaja, kritikat tuaja, vërejtjet tuaja, në mënyrë që programi i katër viteve që vijnë të jetë më i miri, që kemi zbatuar ne dhe të jetë në interesin tuaj më të madh. Ne të vazhdojmë me vepra, kurse shokut Edi Rama, le tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës, tha Berisha.
Ndërkohë, si në çdo fushatë, Berisha është ndaluar edhe tek hipotekat e tokës, duke premtuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje.
E vërteta është se shqetësimi yt është shumë i drejtë dhe shumë serioz dhe problemi është se në këtë situatë nuk jeni vetëm ju, por në këtë situatë janë mijëra e mijëra fermerë të vendit. Çfarë po bëjmë ne për ti dhënë përgjigjen më përfundimtare kësaj situate. Së pari, ne po bëjmë hartën dixhitale. Harta dixhitale është harta më e saktë e vendndodhjes së tokës, në mënyrë që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosje. Së dyti, kemi bërë vendimet e qeverisë në të cilat ne autorizojmë Besnik Fuçinë dhe autorizojmë kudo Kryetarët e Komunave për të dhënë certifikatat e plota të tokës. Së treti ju garantoj se për tjua thjeshtuar ju të gjithë problemin, ne jemi të vendosur të hapim zyra hipoteke në çdo komunë të vendit deri në kompletimin e plotë të titujve të pronësisë së tokës. Ndaj dhe unë kam mirëkuptim të plotë të mërzitjes tënde të ligjshme, të drejtë, por nga ana tjetër ju garantoj se ky proces po merr shumë shpejt zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe zgjidhjen përfundimtare. Ka qenë një problem burokratik shumë i madh. Çfarë për shembull: janë me qindra, me mijëra fermerë, që kanë copat e letrës pa asnjë vulë, pa asnjë firmë. Jo se i kanë falsifikuar, janë shumë reale, por ata të cilët i kanë lëshuar ato kanë lëshuar akte të papërgjegjshme. Ndaj dhe tani gjithçka do të zgjidhet mbi bazën e vendimeve dhe certifikimeve nga komuna pa pasur nevojë as për qark, as për prefekturë as për ministri dhe për asgjë tjetër. Ky është vendimi ynë. Dy vendime të rëndësishme në këtë drejtim i kemi marrë dhe i kemi votuar, po studiojmë tani shumë shpejt çështjen e kalimit të zyrave të hipotekës pranë jush, sepse duam që ti keni afër dhe të mos vraponi në qendra, por në komunë të zgjidhni çdo gjë, tha Berisha.