E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topalli ironizon opozitën: Sot keni përvjetorin e vdekjes së Enverit, qani. A prisni vizita? (VIDEO)

topalliNë një situatë shumë të tensionuar, kur mazhoranca kërkon që të marrë me dhunë anëtarin e LSI-së në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka gjetur hapësirë edhe për të ironizuar opozitën. Ajo u ka kujatuar atyre se sot është përvjetori i vdekjes së Enver Hoxhës.

Sot ditëlindjen nuk e ka vetëm Ruli në fakt. Sot keni përvjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës dhe meqë e keni përvjetor ti votojmë 3 ligjet. Çojini edhe kurora te varri, por votojmë edhe tre ligjet. Vetëm mos qani, iu drejtua deputetëve socialistë Topalli.

Pas ironisë së Topallit, ka reaguar Gramoz Ruçi.

Zonja kryetare, është e dyta herë që provokon opozitën. Tani unë po vrisja mendjen që në një seancë kaq të tensionuar, për një çështje kaq të rëndësishme, që ju tentuat ta bëni fakt të kryer, ku është kryeministri? Tani e mora vesh se  doktori kryeministër mendon se Enveri është gjallë tha Ruçi.

Është në bashkëbisedim me qytetarët Por unë ju shikoj sot shumë të mërzitur. Qani. Keni bërë gati kurorat. A prisni vizita?, ishte përgjigja e Topallit ndaj Ruçit, e cila nuk ka lënë pa thumbuar sërish edhe deputetin Saimir Tahiri.

Ti Saimir zgjidhe njëherë ligjin me mamin dhe babin. Zbatoje njëherë ligjin kur e shkel mami dhe babi./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›