E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha në Fier: Rama shkelmoi statusin njësoj siç shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin (VIDEO)

berisha ne fierOlldashi mban në gojë vetëm Koço Kokëdhimën. Berisha përshëndet labët, lalët, kosovarët, çamët, por vetëm kur përmendi kosovarët, turma u entuziazmua

Fillimisht foli Sokol Olldashi. I merrej goja dhe shpesh korrigjonte veten. Në shesh ishin disa që bërtisnin.

Në gjithë fjalën e tij foli për Koço Kokëdhimën.

Edi Rama kërkon që të gjithë shqiptarët të vihen në dispozicion të Koços, që privatizonte me dy mijë lekë të vjetra frigoriferin në qytetin tuaj dhe merrte tetë tendera në ditë në Bashkinë e Tiranës. Ne nuk e kemi Shqipërinë për Koçon, tha Olldashi, që udhëheq listën e qarkut të Fierit për mazhorancën.

Vetëm në diçka Rama ka qenë koherent: në rritjen e taksave. Me një përjashtim: Koço Kokëdhimën. Koço nuk paguan taksa. Rama pati vënë edhe taksën për të hyrë në Tiranë. Sepse u konsideron ju qytetarë të dorës së dytë. Ndaj kemi arsye pa fund për ti thënë jo Edi Ramës, po Sali Berishës, tha Olldashi.

Pasi zbriti nga skena, aty u ngjit Sali Berisha.

Pa njëherë sheshin, e mbushur me njerëz të ardhur përdhunshëm. Në mëngjes media kishte publikuar një e-mail ku mësuesit detyroheshin të dilnin në miting, ose humbnin vendin e punës.

E meqë ishte në Fier, nisi që të përshëndesë labët, lalët, kosovarët, çamët, etj.

Kur përmendi kosovarët, turma brohoriti. Në rastet tjera pati vetëm ndonjë të thirrur.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shoqërua nga thirrje elektorale me rimë të simpatizantëve: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria, ty të do!

Para fierakëve, Berisha tha se Edi Rama ka shkelmuar marrjen e statusit për kandidat në BE njësoj siç shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin.

Qytetarë të komuniteteve që përbëni këtë qytet të mrekullueshëm. Ndjehem i nderuar dhe mirënjohës ndaj jush për këtë pritje të përzemërt. Kam nderin tu paraqes kandidatët për deputetë për këtë qark, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për tu dhënë fjalën se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të çdo qytetari, interesave fisnike.

Do bëjmë gjithçka tu japim përgjigjen më të mirë interesave tuaja, problemeve tuaja, unë e di se këto vite së bashku kemi arritur ndryshime të mëdha, të pamohueshme, në këto vite me përkushtimin tuaj ne ia dolëm të marrim pasaportën më të shkëlqyer të historisë sonë, anëtarësimin në NATO.

E dimë që e ardhmja më e bukur për ju është të shihni veten qytetarë të BE. Në vlerësimin tim nuk ka ëndërr më fisnike se kjo.

KE la tre ligje për tu miratuar, për të cilat me ndërmjetësimin po të tij ishte rënë dakord për ti kaluar.

Lideri i opozitës mori përgjegjësinë të shkelmojë mbi një interes jetik të qytetarëve me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin.

23 qershori vjen, të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë europiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›