E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha në Shkodër: Në SHBA mezi presin që ne të lëvizim pa viza drejt këtij vendi (VIDEO)

berisha ne gjirokasterKryeministri Sali Berisha, që sulmoi ashpër një ditë më parë ambasadorin amerikan në Tiranë, deklaroi nga Shkodra se miqtë amerikanë mezi po presin që qeveria e tij të plotësojë kushtet për të lëvizur pa viza drejt SHBA.

Berisha e akuzoi Ramën duke thënë se ai ose është i çmendor, ose është biri i atit të tij, që ka urdhëruar varjen e njerëzve disa vite më parë.

Çfarë ndodh në kampin tjetër? Në kampin tjetër po shëtit në rrugët e Shqipërisë në bunkerin e tij mavi. Zoti Rama nga Shkodra meriton përgjigjen e çdo shqiptari. Të krahasosh Sami Frashërin, Andon Zako Çajupin, Naim Frashërin me bandën e neobllokmenëve të rij me autobusin mavi ke fyer çdo shqiptar. Në autobusin tënd, bunkerin tënd, shëtit ligësia ndaj çdo qytetari shqiptar, ligësia ndaj çdo fëmijë, të riu, çdo gruaje, çdo burri që ti duke përdorur pushtetin e tyre ju bllokove statusin për të zbatuar testamentin e babës tënd.

Nuk të vjen mirë kur unë të përmend aktet mizore të etërve të tu. U thua qytetarëve, se NATO-ja është natë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit.

Kur ti u thua sot 40 mijë mësuesve se janë injorantë, je i sëmurë psiqik, apo i biri i të atit që urren njerëzit e lirë. Nga Shkodra të pyes kur ti, nga bunkeri yt, ke zemër ti quash nxënësit dele që hyjnë në klasë, je i sëmurë apo i biri të atit. Për të gjitha këto Shkodra dhe e gjithë Shqipëria kërkon përgjigje të fortë. Shqipërinë ti e sheh me syze të zeza të etërve të tu që kërkon ti rilindësh me Vaterlonë, me të do të përgjigjemi me 23 qershor, tha Berisha.

Shkodranë, ju jeni thirrur sot nga ora e historisë. 8 mandate duhet të jetë historia juaj. Shqipëria premtoi nga ju 8 mandate për të ardhmen tuaj dhe të Shqipërisë. Ndaj dhe le të shkojmë ne drejt 23 qershorit, me vendimin tonë solemn për të bërë fushatën më qytetare, për të fituar votën e të gjithë atyre që u besojnë shpirtit tonë perëndimit, tha Berisha.

Shefi i qeverisë, premtoi se në mandatin e ardhshëm të tij, Shkodra do ketë stadiumin e ri të lojërave me dorë, rindërtimin e plotë të teatrit, fonotekës Marubi, muzeut dhe të gjitha mjediset e saj do ngrihen në lartësitë e qytetit mijëravjeçar.

Në çdo lagje dhe skaj të Shkodrës do ndërtojmë infrastrukturën me moderne. Ne mandatin e ardhshëm Shkodra do të ketë autostradën me katër korsi që do lidhet me Tiranën, shtoi Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›