TemA TV/ Bregu: Dje në Luksemburg u tha qartë se statusi nuk u mor prej bllokimit të tre ligjeve nga Rama (VIDEO)
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, pas kthimit nga Luksemburgu, ku u zhvillua edhe mbledhja e këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, është shprehur se dje u tha qartë që Shqipëria nuk e mori statusin, për shkak të bllokimit të tre ligjeve nga Rama.
Dje u tha qartazi se statusin Shqipëria e humbi se nuk u votuan 3 ligjet. Pavarësisht se çfarë thotë opozita, edhe komisioneri Fyle tha se konsensusi u ndërpre vetëm atëherë kur do të votoheshin këto ligje. Opozita dhe kryetari Rama kanë bllokuar 3 ligjet jo sepse shkel ndonjë parim apo moral politik. Interesin e kujt ka mbrojtur zoti Rama? Sigurisht nuk ka mbrojtur interesin e Shqipërisë apo e shqiptarëve. E vetmja gjë që di të bëjë mire zoti Rama është të shkatërrojë interesin kombëtar, tha Bregu gjatë një konference shtypi.
Sipas saj, Edi Rama do të marrë përgjigjen e bllokimit nga ana e shqiptarëve më 23 qershor.
Ky moral politik të çon drejt aleancave komode, por fitues nuk të nxjerr asnjëherë. 23 qershori do të jetë dita e ndarjes përfundimtare me bllokuesit dhe me pseudomoralin e bllokuesve, u shpreh ministria e Integrimit./b.l