E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Edi Rama, një fushatë alla Barack Obama (FOTO)

Janë të njohura tashmë pamjet e kandidatëve amerikanë, të cilët shëtisin në çdo cep të vendit me autobusë, për të takuar dhe folur me njerëzit. Këtë model duket se ka vendosur të ndjekë edhe kryesocialisti Edi Rama.

Ky i fundit, në një fushatë alla Barack Obama, ka vendosur që të prezantojë kandidatët e PS-së në çdo qark, duke udhëtuar me një autobus, në të cilin, përveç kandidatëve, janë të pranishëm edhe mbështetës të PS-së dhe gazetarë.

Këtë praktikë Rama e ka nisur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark. Përveçse ka udhëtuar me autobus së bashku me kandidatët për deputetë, Rama ka mbajtur edhe një konferencë live pikërisht nga autobusi. Rama ka folur për disa çështje, duke nisur nga Arben Malaj, Koço Kokëdhima, por dhe listën e PD-së, të cilën e konsideroi një listë humbëse./b.l

rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›