TemA TV/ Fratar, Ruçi: Nafta do jetë pasuri për mirëqenien e qytetarëve (VIDEO)
‘Duam të kthejmë naftën në mirëqenie për të gjithë Mallakastrën dhe Fierin dhe jo siç është sot një pasuri që shfrytëzohet dhe nxjerr përfitime vetëm për klientët e pushtetit”.
Kështu ka deklaruar Gramoz Ruçi, i cili udhëheq skuadrën e kandidatëve për deputetë në qarkun Fier.
Ai ka zhvilluar takim me banorët e komunës së Fratarit, ku është angazhuar në emër të Partisë Socialiste për shëndetësi falas, për heqjen e akcizës së naftës, për heqjen e taksës së qarkullimit të naftës për bujqësinë, por Ruçi u ndal edhe te pasuria e nëntokës së zonës e cila sot nuk prodhon mirëqenie për banorët që jetojnë aty.
E para, ne duam ti kthejmë Mallakastrës dhe qarkut të Fierit naftën. Ne duam të kthejmë naftëtarët tek nafta. Ne duam ti kthejmë Mallakastrës uzinën. Ne duam të kthejmë Fratarin në punë. Ne duam të kthejmë naftën në interes të qytetarëve shqiptarë dhe jo të hajdutëve qeveritarë, është angazhuar Gramoz Ruçi në Fratar.
Nafta e Mallakastrës dhe e Fierit ka ikur në drejtim të paditur. Ja pse them që nuk duhet të votojmë si tifozë, por të votojmë si qytetarë, të votojmë si Mallakastriotë, duhet të votojmë si shqiptarë, tha në këtë takim elektoral Gramoz Ruçi.
