E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Dule hap fushatën në Vlorë: I dhamë opozitës identitetin tonë evropian (VIDEO)

dule

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule  u ka bërë thirrje mbështetësve të vet në Vlorë të përfshihen në këtë fushatë zgjedhore për të marrë në dorë fatin e tyre.

Dule tha se PBDNJ është një forcë politike konstante, që si prioritet strategjik të programit të saj, të vizionit të saj, të aktivitetit dhe aksionit politik ka integrimin evropian.

“Një integrim që shndërrohet në slogan në vend që të jete motiv, burim energjish, pikë e paluhatshme orientimi, e çdo qëndrimi, e çdo nisme, e çdo aktiviteti. Kemi qenë insistues dhe kemi një kontribut të veçante në emërtimin e koalicionit tonë Për një Shqipëri Evropiane.

Nga ana tjetër kemi një koalicion të papunësisë, të skamjes, të dështakeve të integrimit, të atyre që për vite me radhe e mbajnë vendin tonë larg familjes evropiane, të atyre që dëshirojnë, vetëm e vetëm për interesat e tyre të ngushta ta mbajnë në distancë, tha Dule.

Gjithashtu shtoi: Këtu në qarkun e Vlorës fitorja është e dukshme në çdo drejtim. Qytetarët dhe komunitetet i kanë që tani sytë të kthyera nga koalicioni opozitar, aty e kanë shpresën, aty e kanë pritshmërinë, aty shikojnë të ardhmen e tyre. Qytetaret presin nga ne një shtet të së drejtës, presin në radhë të parë respektimin e vullnetit të sovranit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›