E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Fshatarët presin me këngë e valle Berishën: O Sali tu bëfsha ferrë, merr pushtetin edhe njëherë (VIDEO)

April-30-17-56-4foto2Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në komunën Lumas të Beratit.

Para se të fillonte të fliste, drejtuesit e PD-së së Beratit, me në krye deputetin Lefter Maliqin, kishin përgatitur një festë të vërtetë për Berishën: një grup që këndonte këngë popullore kushtuar Berishës dhe fshatarët që kërcenin të udhëhequr nga Lefter Maliqi.

O Sali t’u bëfsha ferrë,

Merr pushtetin edhe njëherë,

Krah për krah me Lefterë, thuhet në tekstin e këngës.

Pas kësaj skene të improvizuar, Berisha ka mbajtur fjalën e tij, ku ka lëshuar akuzat e përhershme ndaj kryesocialistit Rama se ka penguar marrjen e statusit, duke u hequr kështu, sipas tij, qindra milionë euro fshatarëve.

23 qershori po vjen, së bashku me ne do të votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, banorët e mrekullueshëm të kësaj komune, qytetarët e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë që duan ta shohin vendin e tyre vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian; që duan që Shqipëria të hapë negociatat; që duan që fermerët shqiptarë të përfitojnë ndihma shumë të mëdha për fermat e tyre; që duan që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkollat më të mira të vendeve anëtare të BE-së; që duan që Shqipëria të ketë përveç NATO-s edhe pasaportën e merituar të vendit me integrim të sigurt në Evropë.

Me 23 qershor të gjithë ne do të votojmë për Lumasin me rrugë, me ura, me ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore moderne; do të votojmë për Lumasin, banorët e të cilit kanë mbjellë në këto vit 320 mijë rrënjë ulliri; do të votojmë për Lumasin, një kopsht të vërtetë të mrekullueshëm të Beratit dhe mbarë Shqipërisë; do të votojmë për rritjen e pensioneve, për rritjen e mirëqenies, për rritjen e madhe të punësimit të të rinjve, burrave dhe grave; do të votojmë për integrimin e Lumasit, Beratit, Shqipërisë në Bashkimin Evropian; do të votojmë për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë Evropiane, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›