E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egin Ceka: Rrugaçët e Berishës deshën të na rrëmbejnë vëllain. Berisha financoi serbët kundër myslimanëve

Egin CekaEgin Ceka, diplomati që përfaqëson Shqipërinë në Vjenë, është një mysliman i betuar dhe për këtë kemi sjellë prova në disa shkrime të mëparshme.

E përditshmja Shekulli sjell sot një shkrim të vëllait mysliman, Egin, që i përgjigjet Bujar Shehut në forume. Pjesë të shkrimit janë botuar në vitin 2000 në gazetën Rimëkëmbja.
Ceka i vogël shkruan në këtë shkrim: Rrugaçët e Berishës apo të ndonjë djathtisti tjetër deshën të rrëmbenin vëllain e vogël nga kopshti pasi babai doli nga PD.

Nuk mjaftohet me kaq, por ai thotë se Berisha ka financuar makinerinë vrastare serbe kundër myslimanëve në Bosnje.

A ju ka vajtur ndërmend ndonjëherë- dhe këtë ma ka treguar babai- se me parët e shqiptarëve është financuar lufta e serbëve në Bosnje kundër myslimanëve dhe se kur lufta mbaroi, qeveria e Berishës nuk kishte as paratë e popullit, as armët, as naftën me të cilën thyente embargon ditë e natë.

Egini është pak i pezmatuar se babai i tij nuk është mysliman dhe thotë se kjo është një fatkeqësi. Por ai thotë se e ka babain e tij atdhedashës, madje vizitën e Neritan Cekës në Beograd, për të cilën ishte kritikuar nga Bujar Shehu, ai e quan njësoj si vizitën e profetit mysliman në Abisini për të përhapur fenë myslimane./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›