TemA TV/ Imami: Shkarkimi i gjeneralëve, sipas ligjit. Do u bëja dhe ceremoni madje (VIDEO)
Arben Imami ka hedhur poshtë akuzat e tre gjeneralëve të shkarkuar, se lirimi i tyre nga detyra ka qenë i paligjshëm. Sipas Imamit, shkarkimi i tyre ka qenë plotësisht i ligjshëm. Madje, Imami thotë se kërkoi që të bënte edhe një ceremoni për largimin e tyre nga puna, por kjo gjë është refuzuar nga ana e gjeneralëve.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Imami nuk ka dhënë asnjë përgjigje për akuzat e gjeneralëve se ushtria po punon për kompani private dhe se ai e ka politizuar Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre për mungesë referencë ligjore, pasi kjo nuk qëndron. Për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor, qoftë nga Ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe nga institucioni i Presidencës. Lidhur me pretendimet e 3 gjeneralëve për shkarkimin në heshtje, ai nuk qëndron, sepse është komunikuar me secilin nga gjeneralët, për të shmangur njoftimin më parë nga mediat, siç ka ndodhur në raste të caktuara. Propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre, por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët, ka thënë Imami nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes./b.l