Berisha ia doli, e bëri Elhaidën demokrate!!!
Sali Berisha e ndoti festën e Elhaidës. Edhe festën e fansave të saj.
Ai e ka marrë në telefon sot, dhe e ka uruar për suksesin, dhe deri këtu ska asgjë të keqe. Madje, ka bërë shumë mirë. Dhe që këtë bisedë e ka bërë publike, ka bërë mirë. Por shikoni se çthuhet në fund, si pa dashje, në njoftimin e kryeministrisë: Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese. Vini re: i uroi suksese.
Kjo është tërësisht di cattivo gusto. Po ajo mund tia ketë thënë kryeministrit këtë urim, mund të thuhet. Në fakt, edhe mund tia ketë thënë. Mund tia ketë thënë me atë ngarkesën neutrale e të pafajshme që ka në gjuhën shqipe urimi suksese!, por mund tia ketë thënë edhe ngaqë ndoshta mund të jetë një demokrate, apo berishiane. Por kjo e fundit, edhe sikur të jetë e vërtetë, është gjëja më e parëndësishme për të, për ne, për të gjithë. Edhe sikur Elhaida të dalë tani e të thotë se i bie këmbës për Berishën, dhe se vdes për Partinë Demokratike, kjo gjë nuk do ketë rëndësi për shqiptarët. Për këta të fundit ka rëndësi talenti i saj. Me talentin u dha gëzim fansave të vet, demokratë e socialistë.
Dhe në këtë kuptim është fyese e poshtëruese që ta nxjerrësh Elhaidën në një dritë të tillë një ditë pas gëzimit më të madh të jetës së saj. Por Berisha nuk njeh kufij. E ndoti dhe këtë ngjarje.
http://respublica.al/artikuj/2013/05/31/berisha-ia-doli-e-beri-elhaiden-demokrate
