E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Meta në Lushnje: Berisha e ka hapur thesin më keq se Sudja (VIDEO)

meta bulqizeLëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën elektorale në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i LSI, Ilir Meta, tha se kryeministri Sali Berisha e ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja.

I bindur në humbjen e tij të jashtëzakonshme, ai vrapon sa në një miting në tjetrin me shpresën se koha do të zgjatet, se dita do të zgjatet, se nata do të zgjatet dhe 23 qershori, dita e humbjes së tij, nuk do të vijë. E ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja në kohën kur lulëzoi, pra në kohën e Berishës së parë, por shqiptarët nuk kanë më ndërmend të investojnë për një alternativë që e ka mbyllur ciklin e saj. Për një qeveri që e ka humbur çdo përgjegjësi, që po shkatërron financat publike. Për një qeveri që në vend të subvencionojë për bujqësinë në Lushnjë, që domatet e fermerëve të Myzeqesë të mos hidhen në kanal, por të ndërtohen disa magazina frigoriferike, harxhon miliona dollarë të taksave tuaja për kompani lobuese që të dezinformojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për problemet e demokracisë dhe zgjedhjeve këtu, tha Meta.

Kreu i LSI i dërgoi sërish një mesazh ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

Sepse ne jemi kundër këtij lloj ministri Rendi që për të fituar mandatin e tij ka çuar treçerekun e forcave speciale në Has, në Kukës dhe në Tropojë dhe nuk e ka kuptuar akoma se hasianët, kuksianët dhe tropojanët janë malësorë të vërtetë dhe ata do ti japin të parët përgjigjen kësaj politike përçarëse, kësaj politike shtypëse, kësaj politike që nuk asnjë lidhje me demokracinë dhe me të drejtat e njeriut. Në vend që ti kërkojnë falje popullit të Kukësit, se kanë investuar 5 milionë euro për një ujësjellës dhe atje nuk del asnjë pikë ujë i çojnë policë dhe forca speciale për tu bërë presion për votat e 23 qershorit, tha Meta./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›