E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha, i lodhur në Elbasan. Nuk e dëgjon kush për shkak të zërit të ngjirur (VIDEO)

berisha ne elbMe një zë të ngjirur dhe pamje të lodhur kryeministri Berisha mbajti fjalimin mbyllës të fushatës në qarkun e Elbasanit.  Duke u munduar të krijojë iluzione tek opinioni publik, duke shpërndarë më herët në mediat që kontrollon lajmin se Edi Rama e ka paguar 80 mijë dollarë foton me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, Berisha tha se lideri opozitar duhet të ketë kujdes nga një hetim amerikan ndaj tij.

Një personalitet ndër më kryesorët në SHBA i ka shkruar një letër Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA për të të hetuar për larje parash. Kjo përbën urgjencë, Rama thuaju shqiptarëve se ka dyshime të mëdha për larje parash nga ana jote, tha kryetari i PD-së.

Më pas duke iu rikthyer refrenit të gjithë fushatës së tij, se opozita bllokoi integrimin Berisha akuzoi Ramën se nuk e do bashkimin e Shqipërisë me familjen europiane.

Ky rinosh 50-vjeçar, që gjatë 3 muajve nuk ka lënë fjalë pa vend pa përdorur, nuk ka guxuar njëherë të përmendë fjalën integrim. Sepse thotë që Bashkimi Europian nuk është as bukë as ujë, edhe etërit do ta kishin zili, u shpreh Berisha.

Zoti Rama, Kurbanin tënd të dytë mund ta quash Tuneli i Lotëve, Tuneli i Pikëllimit, por çdo qytetar i këtij qarku e quan Tuneli i Shpresës i Zhvillimit. Ata lanë një tunel, vepër të pavdekshme. Ky shesh dhe entuziazëm i zjarrtë që buron nga zemrat tuaja do të shndërrohet në 250 mijë vende pune. Asgjë nuk mund të bllokojë zhvillimin tonë. Kaskada e Devollit filloi, 80 HEC-e do të nisin ndërtimin, këto ditë merret vendimi për kalimin e projektit TAP edhe përmes Shqipërisë.

Ne do të shndërrojmë fitoren në vende pune sepse do të dyfishojmë turizmin. Fitorja jonë, është ngadhënjimi i shpresës mbi dëshpërimin që mbjell autobusi mavi. Ne do të krijojmë mijëra vende pune sepse brenda vitit do të marrim statusin kandidat, qindra milionë euro do të vijnë në Shqipëri, premtoi kryeministri demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›