E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PS: Berisha u tall dhe mashtroi pensionistët e fshatit (VIDEO)

gaciPartia Socialiste ka akuzuar kryeministri Berisha se ka dështuar me mbajtjen e premtimit për rritjen e pensioneve të fshatit. Sipas deputetit Artan Gaçi, Berishë ka mashtruar pensionistët fshatarë, të cilëve u premtoi se do tua barazojë pensionet me ato të qytetit.

Sali Berisha, më shumë se këdo tjetër, ka gënjyer e ka braktisur fshatin. Varfëria është ulur këmbëkryq në fshatin shqiptar, ku njerëzit e braktisur nga shteti mundohen të mbijetojnë si në mesjetë.

Sali Berisha premtoi se pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Por sot qe flasim, pensionet në fshat janë gati sa gjysma e atyre të qytetit.

Pra, pensionet e fshatit, jo vetëm që sjanë të barabarta, jo vetëm që sjanë diku afër të qenit të barabarta, por, e theksojmë, pensionet e fshatit mbeten sa gjysma e atyre të qytetit. Kryeministri në ikje premtoi se pensionet do të rriteshin me një ritëm mesatar 10% për qytetin dhe 15% për fshatin.

Në të vërtetë, pensionet e qytetit janë rritur vetëm me 4 % në periudhën 2010 -2012, ndërsa ato të fshatit janë rritur me vetëm 5 % në vitin 2012. Dhe çfarë është më e rënda në sjelljen e tij ndaj fshatit, është se rritja e pensioneve në vitin 2012 është rritja më e ulët në 22 vitet e fundit, ka thënë Gaçi.

Në emër të PS-së, Gaçi premtoi se kjo situatë do të ndryshojë, nëse socialistët vijnë në pushtet. Ai tha se pensionistët, si në fshat, ashtu edhe në qytet, do të trajtohen me dinjitet.

Kjo situatë do të marrë kthesën pas 23 qershorit! Partia Socialiste angazhohet të garantojë pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria, kudo qofshin, si në fshat edhe në qytet. Për të arritur një nivel dinjitoz të pensioneve qeveria do të punojë për ristrukturimin dhe reformimin e sistemit të pensioneve.

Do të garantojmë mbrojtjen e popullsisë nga rreziqet e moshës, sëmundjet, aksidentet, invaliditeti, paaftësia e përkohshme dhe e përhershme, e lindur ose e shkaktuar, papunësia dhe varfëria. Parimi i solidaritetit të brezave, do të jetë parimi që do të frymëzojë skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Ne do të ndërtojmë një Shqipëri të solidaritetit, ku të gjithë, të rinj apo pensioniste, në fshat apo në qytet, të ndjehen pjesë e shoqërisë, të mbështetur dhe të mbrojtur prej saj, përfundoi deputeti socialist./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›