E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PS: Qeveria të marrë metrin dhe të bëjë transparencë sa rrugë ka bërë (VIDEO)

3-maj-A.Lame_Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj për qeverinë, që të bëjë transparencë me rrugët e ndërtuar dhe të shtruara. Artan Lame, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se, ndryshe nga sa pretendon qeveria, ajo ka ndërtuar vetëm 1515 kilometra rrugë.

Që prej një jave Partia Socialiste ka publikuar me tabela të detajuara rrugë për rrugë dhe me gjatësitë përkatëse, rrugët e shtruara dhe të rikonstruktuara në këta 8 vjet të qeverisjes së zotit Berisha.

Llogaria përfundimtare deri sot, del 1515 km gjithsej rrugë, që nga ato me 4 korsi, e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.

I kërkuam Qeverisë dhe Kryeministrit, të publikojnë edhe ata tabelat e tyre të rrugëve kombëtare të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje serioze për kërkesën tonë të ligjshme.

E vetmja përgjigje deri tani ka qenë ajo e z. Olldashi që u përgjigj duke na thënë Merrni metrin dhe shkoni ti matni. Në fakt, ne këtë kemi bërë dhe na dolën 1515 km. Tani po presim tabelat e Saliut, tha Lame.

U përgjigj edhe z. Ruli, i cili në vend ti vinte vetullat i nxori sytë fare qeverisë. Z. Ruli më dt. 28.04.2013 deklaroi, citoj: Rrugët që janë realizuar nëpërmjet granteve apo Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në këta vite të qeverisjes së PD janë 1.500 km.

Ndërkaq Ministri Olldashi, një vit më parë më 29.03.2012 ka deklaruar, citoj: Kemi financuar përmes grantit konkurrues dhe Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve një total prej 5.957 km.

Cel. i z. Ruli: 0672000650

Cel. i z. Olldashi: 0692047930

I ftoj të dy ministrat ti telefonojnë njëri-tjetrit përpara se të shpallin shifra të tilla, njëri vjet 6000 dhe tjetri sivjet 1500.

Deri tani të gjitha përgjigjet e marra janë ose kodra pas bregut, ose në nivel batutash. Ne ju kërkojmë ti lenë batutat. I bëjmë thirrje jo vetëm votuesve të majtë, por edhe atyre të djathtë, ti kërkojnë kryeministrit të tyre të publikojnë tabelat e tyre të rrugëve kombëtare të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›