TemA TV/ Balla padit sërish Pollon. Reagon Pollo: Paratë që do marr nga ky gojëpalarë, do ia jap Kryqit të Kuq (VIDEO)
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka depozituar një tjetër padi ndaj ministrit të Inovacionit, Genc Pollo. Balla e akuzon atë për abuzime në tenderin për ngritjen e rrjeteve dixhitale tokësore. Sipas Ballës, në këtë tender ka pasur shkelje të barazisë në tender dhe abuzim.
Padia e Ballës vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës e gjobiti atë për disa akuza të tjera që kishte ngritur ndaj Pollos në 2011-n, për përfshirje në korrupsion dhe shkelje në tendera.
Pas padisë së sotme ka reaguar edhe Pollo, i cili është shprehur i sigurt se gjykata do e dënojë Ballën për shpifje dhe do e detyrojë atë ta dëmshpërblejë.
Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim. A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do tia dhuroj Kryqit të Kuq shqiptar, ka thënë Pollo./b.l