E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do qeverisim 100% me LSI-në. Debati për foton me Obamën, tentativë për të përbaltur opozitën

ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjeti kohë për të takuar gazetarët në një konferencë për shtyp, në pikun e fushatës zgjedhore.

Rama komentoi çështjen e fotos së tij me presidentin amerikan, Barak Obama, duke thënë se zërat për hetimin e fotos janë përpjekje për të përbaltur opozitën.

Këto janë paratë e shqiptarëve që shpenzohen për të kundërtën e arsyes që përse është firmosur kontrata e qeverisë me agjencitë e lobimit. Është një strategji shumë e ndryrë për të përbaltur opozitën. Të takohesh me Presidentin e Amerikës, nuk është si të takohesh më këdo qoftë dhe nuk është si kryeministri, i cili takon Nastradinin. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, ai i vërteti, jo i përrallave, tha Rama.

Rama ka folur gjatë për librin e tij Kurban.

I pyetur nëse do ndryshonte diçka në portretin e tij për Metën, ai thotë: I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera, dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë, gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë, kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim i qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas.

Duke komentuar deklaratat e një eksponenti të LSI se ata do marrin 40 përqind të administratës pas zgjedhjeve, Rama përgjigjet: Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. Sdo ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë.

I pyetur nëse do shkruajë një libër tjetër, Rama tha: Unë nuk paralajmërova asgjë. Se kur do të vazhdojë ky rrugëtim, nuk mund ta predikoj të ardhmen. E keni dëgjuar atë shprehjen që thotë, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Kjo ishte thjesht një ndjesi që pata kur mora në dorë versionin turqisht të Kurbanit. Jam i bindur që prapë do jetë një libër shumë i shitur dhe i përkthyer në gjuhë të tjera.

Dhe meqë libri është përkthyer në turqisht, Rama u pyet se çfarë mendon për rishikimin e historisë dhe rolin e Perandorisë Osmane. Rama deklaroi se: Duhet kurajë e madhe për të prekur tela kaq të thellë të shpitit të një populli. Prekja e këtyre telave nuk sjell asgjë të mirë. Të krishterë apo myslimanë, kjo është çështje që lidhet me besimet dhe secili është i lirë të ndjehet i tillë apo i a tillë dhe ta kërkojë Zotin në rrugën që mendon. Ne shqiptarët disponojmë një pasuri, që të tjerët do të ëndërronin që ta kishin./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›