E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama: Legalizime falas! Unë që bëra Tiranën, do bëj edhe Kamzën (VIDEO)

kamzaKryetari i PS tha në Kamzë se ka vetëm një shpellar dhe ai është Sali Berisha. Rama tha se Berisha është bërë si Fatos Nano, që në fund nisi të fliste për veten e tij

Partia Socialiste mbajti mitingun përmbyllës në qytetin e Kamzës, në një shesh të mbushur si rrallë ndonjëherë.

Përpara të pranishmëve, kryetari i PS, Edi Rama, u angazhua për legalizimin e shpejtë të banesave të tyre, pa bërë asnjë pagesë.

Duke ironizuar me një tabelë të vendosur nga pushteti aty pranë, ku fjala integrim ishte shkruar integrem, Rama tha: Sa herë ka fushatë elektorale, dy- tre muaj përpara këta të integremit këta thonë o burra legalizime. U bë çerek shekulli, ku i keni legalizimet, keni vetëm ca Shaban- tapi në dorë që nuk i duhen dreqit. Unë kam ardhur këtu tiu them se është koha për ta mbyllur njëherë e mirë këtë plagë dhimbjesh dhe vuajtjes, për shkak të mungesës së legalizimeve. Ju zotohem solemnisht se qeveria e Rilindjes dhe unë personalisht do angazhohemi me mish e shpirt që brenda mandati të parë, shtëpitë në zonat informale të jene kthyer ne pasuri të patundshme për të gjitha familjet që jetojnë në to, premtoi Rama.

Kryetari i PS tha sërish se nëse gjendet qoftë edhe një provë ku ai ti ketë etiketuar banorët e zonave të ardhura si shpellarë, ai do largohet nga vendi.

Në Shqipëri ka vetëm një shpellar, ai është Sali Berisha. Këtu ka vetëm një figurë që i do shqiptarët brenda shpellës së tij, ai quhet Sali Berisha, tha Rama.

Në këtë shesh ku ai ka bërë shumë përsheshe, ku merr forcë duke mbjellë urrejtje, ku vjen për të marrë pushtet duke mbjellë varfëri, skamje e uri, vijoi kryetari i PS.

Një mesazh Rama e kishte edhe për të rinjtë, prindërit e të cilëve votojnë për Partinë Demokratike.

Ka ardhur koha që që çuni ta marrë babën për dore dhe ta bëjë pjesë të Rilindjes. Thuajini babës nuk ka më votë me sy mbyllur se mbetëm pa shtëpi, pa ujë, pa rrugë dhe pa biletë me shku në Tiranë, tha Rama.

Kryetari i PS tha se Berisha është bërë si Fatos Nano, që flet për veten e tij.

E keni dëgjuar që thotë unë jam Sali Berisha, sikur nuk e dimë. E ka kapë sindromi i Fatos Nanos, që thoshte jam Fatos Nano, mbrapa më vjen historia. Kështu thoshte edhe ai kur i afrohej fundi, tha Rama.

Unë jam ai që bëri Tiranën, do të bëj edhe Kamzën, tha Rama.

Kryetari i PS tha se në krye të ekipit të Tiranës është Pandeli Majko, njeriu që priti qindra mijëra kosovarë në kohën e gjenocidit serb.

Ky njeri nuk do ndalet derisa çdo shtëpi e juaja do jetë pasuri e juaj e patundshme. Rroftë Kamza pjesë e kryeqytetit, rroftë Kamza evropiane, e mbylli fjalën e tij Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›