E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Duhet të ndalim dallgën e ndërtimeve pa leje (VIDEO)

ramaKryeministri i ardhshëm, Edi Rama, duket se prioritet të punës së tij do të ketë ndërtimet pa leje në bregdet.

Ai ka mbledhur drejtuesit e njësive vendore në zonat e bregdetit, duke u bërë thirrje se duhet ndalur dallga e ilegalitetit në vijën bregdetare.

Jemi për të diskutuar domosdoshmërinë e një ndërhyrje të një emergjence për disa çështje që kanë ndjeshmëri të madhe publike dhe pengojnë zhvillimin normal të vendit. Po e nis nga e para për të kërkuar opinionet tuaja, çështjen e administrimit të territorit, ka ankesa për uzurpime dhe privatizime të padrejta të territoreve. Ka plot raste kur njerëzit ankohen për gardhe dhe mure që pengojnë territorin e plazhit. E dyta, është gjendja skandaloze e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug, e që në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm për pasojë të këtij vakumi në periudhën e ndërrimit të qeverisë. Ndërtime pa leje që kanë pësuar rritje edhe për shkak të moskoordinimit të punës mes qeverive vendore dhe asaj qendrore. Duhet të ndalim një orë e më parë këtë dallgë ilegaliteti. Këto dy çështje janë pikat më të nxehta për diskutim, mund të ketë dhe çështja të tjera që do dalin gjatë diskutimit, tha Rama.

Kemi dy faza, njëra fazë ajo e emergjencës. Ju e shihni se qeveria në detyrë nuk ka asnjë lidhje me problemet e përditshme të njerëzve dhe vendit dhe shumë janë turrur për të kapur pronat e orës së fundit duke hedhur tonelata beton të orës së fundit. Ne duhet ta ndalim tani këtë masakër dhe të rrëzojmë përtokë të gjitha ngrehinat që janë në ndërtim e sipër pa leje, nga Velipoja deri në Sarandë. Faza tjetër është nisja e punës sistematike për të pastruar gjithë vijën bregdetare. Çdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare, duhet të rrafshohet. Duhet një ligj apo ndërhyrje në ligj, qoftë për mënyrën si do menaxhohen plazhet, qoftë si do garantohet që gjithë cikli i ndëshkimit të ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur, jo një cikël i hapur siç është sot, ku autorët nuk ndëshkohen, vijoi Rama.

Ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës, kryetari i PS-së përmendi krijimin e një agjencie kombëtare për bregdetin, ndërsa paralajmëroi shkrirjen e Policisë Ndërtimore.

Sdo të kemi më Polici Ndërtimore, por polici shteti dhe kjo do marrë në mbrojtje mbrojtjen e territorit në çdo centimetër të Shqipërisë. Të hartohen propozime për ndërhyrje në ligj për mbrojtjen e territorit në vijën bregdetare. Në programin tonë kemi vëmendje të posaçme për bregdetin dhe kemi në plan ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen e bregdetit. Ky është detyrim ligjor, jo dëshirë e jona për të punuar pa nisur formalisht punë, ndaj këto dy muaj duhet të angazhohemi për shembjen e ndërtimeve pa leje. Sdo ketë tolerancë dhe leje për ndërtimet që dëmtojnë strategjinë e zhvillimit të vendit. Kush ka ndërtuar një shtëpi banimi meriton mbështetjen tonë, ndërsa ai që ka ndërtuar për të përfituar, nuk do të tolerohet, përfundoi Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›