E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Lulzim Basha: Unë do tu kthej shqiptarëve mazhorancën morale (VIDEO)

luliKandidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me anëtarësinë e PD-së në Tiranë gjatë ditës së sotme. Gjatë këtyre takimeve, Basha ka sulmuar mazhorancën e re, duke thënë se ajo është e babëzitur dhe do të vjedhë pasuritë publike. Basha ka thënë se du tu kthejë shqiptarëve mazhorancën morale.

Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22 vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati ti përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen, tha Basha.

Ai u shpreh se në themel të fillimit të ri qëndron evidentimi i plotë i kontributeve të anëtarëve të PD dhe vlerësimi i përhershëm i këtij kontributi.

Analiza duhet dhe do të fillojë me evidentimin e plotë të kontributit të anëtarësisë së PD ndër vite. Nuk ka dhe nuk mund të ketë një fillim të ri, pa bërë të mundur që gjithçka që anëtarët e PD japin dhe kanë dhënë ndër vite, të evidentohet dhe të kthehet në një kapital të çmuar politik për forcën tonë politike dhe jo të harrohet në krye të çdo fitoreje, u shpreh ai.

Basha tha se zëri i anëtarit do të dëgjohet në përzgjedhjen e kandidaturave drejtuese e kandidatëve për deputetë, drejtuesve vendorë etj.

Çdo anëtar i Partisë Demokratike, që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin, për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri tek përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua, është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj, do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do i rikthejmë pushtetin PD, u shpreh Basha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›