E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Korçë: Berisha u ka sjellë si kandidatë oficerin e Gërdecit dhe kryehetuesin e veshit

16-maj-Rama-KorceKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar nga qyteti i Korçës, ku ka hapur fushatën elektorale, se kryeministri Sali Berisha u ka sjellë si kandidatë oficerin e Gërdecit dhe kryehetuesin e veshit, duke nënkuptuar Fatmir Mediun dhe Fatbardh Kadillin.

Se si mund të shkosh kaq larg dhe ti thuash Korçës ky është zhvillimi përpara, duke i vënë para syve oficerin e Gërdecit dhe duke i kërkuar vota për kryehetuesin e veshit kjo është diçka që mund ta bëjë vetëm një kryeministër, që nuk është i zgjedhur nga shqiptarët. Vetëm një kryeministër, që nuk ka respekt për popullin e vet, vetëm një kryeministër që po numëron ditët e fundit të pushtetit të tij familjar, i cili është një pushtet i vjedhur për të vjedhur Shqipërinë dhe të cilit shqiptarët në 23 qershor do ti japin ndëshkimin e merituar, tha Rama.

Kreu i PS denoncoi sërish përdorimin e mësuesve për fushatë elektorale.

Ai komentoi edhe gjendjen në fshat, duke thënë se po rikthehet edhe këneta e Maliqit.

Rama përsëriti sërish se ata nuk do të njohin gjobat që ka vënë pushteti nga 1 marsi i këtij viti.

Çdo njëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndjehet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do ti marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë, tha Rama.

Unë ju garantoj që mbas 23 qershorit ne do të ngarkojmë me përgjegjësi publike dhe penale çdo drejtor shkolle që do të fusë hundën në lirinë e çdo mësuesi dhe të çdo nxënësi për të zgjedhur lirisht me votë atë që dëshiron. Ata që sot për shkak të bukës së gojës rinë kokulur përpara drejtorëve sepse nuk kanë çbëjnë, nesër do të jenë dëshmitarët publikë që do ti vënë në bankën e të akuzuarve të gjithë ata drejtorë shkollash, që sillen si në kohën e fashizmit dhe më keq se në kohën e fashizmit, vijoi Rama.

Kreu i PS tha se në Korçë do bëjnë për katër vite atë që nuk është bërë në 20 vite.

Unë ju them vetëm kaq, në sirtarët e kryetarit të Bashkisë së Korçës, janë të gjitha projektet që na duhen për të bërë për Korçën në katër vitet e ardhshme sa çnuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku. Për ti dhënë Korçës shkëlqimin e humbur në çdo cep, për të transformuar dhe për ta kthyer si në kohët e arta Pazarin e Korçës, për të transformuar dhe për të kthyer çdo komunitet, në çdo lagje, në një komunitet që e jeton qytetin me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e tij dhe ku fëmijët dhe të rinjtë nuk ëndërrojnë të ikin nga qyteti, por përkundrazi në këtë qytet ndjehen krenarë për gjithmonë e më shumë vizitorë që do të vijnë. Dhe për ta bërë Korçën një hapësirë të kulturës ballkanike, po edhe të kulturës mesdhetare dhe europiane. Ju keni një festë të birrës, por unë ju siguroj se shumë festa të tjera ne do të organizojmë. Festa të artit, festa të muzikës, festa që do ta bëjnë Korçën një vend që do të vizitohet në të 12 muajt e vitit dhe ku gjithkush që vjen do të dojë të kthehet përsëri./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›