E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Sekui: Çështjen e KQZ-së zgjidheni vetë, ne nuk jemi negociatorë (VIDEO)

sekuiAmbasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka thënë se ambasadorët e huaj nuk janë duke negociuar për zgjidhjen e situatës së krijuar në KQZ. Ai ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga vet politikanët shqiptarë.

Mund tju them diçka të thjeshtë. Ne nuk jemi pjesë e negociatave . Gjithsesi ne jemi shprehur për KQZ-në pasi është një shtyllë shumë e fortë e procesit zgjedhor. Deklarata potenciale të mëtejshme për këtë çështje nuk do të mungojnë, ka thënë Sekui.

Deklarata e ambasadorit të BE-së është bërë gjatë një takimi që ai ka pasur me kryevëzhguesen e ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit, Conny McCormack.

Patëm një takim shumë të mirë me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it. Më bëri shumë përshtypje përvoja dhe angazhimi i saj. Gjatë bashkëbisedimit theksova mbështetjen e fortë që i jep BE-ja këtij misioni. Kjo është pjesë e angazhimit të delegacionit të BE-së për pasjen e zgjedhjeve me kualitet dhe sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare, tha ambasadori Sekui./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›