E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Shpërthen granata, vdes punëtori tek ish- Metalurgjiku (VIDEO)

ambulanca10Gjergji Bodurri nuk kishte as 6 muaj punë, kur mesditën e sotme ka gjetur vdekjen në ish- Metalurgjikun e Elbasanit.

35 vjeçari, punëtor i firmës Kurum, ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një granate në ambientet e brendshme të  uzinës.

Bodurri ishte me profesion manovrator dhe punonte me ekskavator duke transportuar skrapin nga sheshi i grumbullimit deri në furrnaltë.

Në momentin ku mjeti i tij ka prekur ngarkesën me skrap, aty ndodhej një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer duke i marrë jetën babait të dy fëmijëve.

Sipas informacioneve, kohët e fundit në fabrikën turke Kurum, kishte ardhur një ngarkesë nga baza të ndryshme ushtarake për tu shkrirë në furrat e çelikut.

Mendohet se granata e pashpërthyer ndodhej me sasinë e hekurit, ndërkohë që viktima kishte vetëm pak muaj që punonte në këtë sektor.

Sipas punëtorëve, Gjergji Bodurri kishte 6 muaj që kishte filluar punë pranë firmës turke Kurum dhe nuk ishte i siguruar. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke konfirmuar lajmin se  vdekja e 35- vjeçarit ka ardhur nga shpërthimi i një granate luftarake. Megjithatë  policia thotë se po vazhdon hetimit, dhe pse e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale./l.ç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›