Zgjedhjet frenuan turizmin
Është vere, koha për pushime, por duket se ne Shqipëri asgjë nuk e favorizon turizmin këtë vit. Zgjedhjet e 23 qershorit kane ulur përgjysmë prenotimet brenda dhe jashtë vendit, raporton Vizion Plus.
Fushata elektorale dhe angazhimet politike te stafeve i kane privuar nga plazhi. Besnik Vathi, një nga operatoret turistik ne vend, na tregon se javën e zgjedhjeve dhe tre ditët ne vijim gjate nxjerrjes se rezultatit, prenotimet për turet turistike kane qene pothuajse zero.
Si rralle ndonjëherë gjate kësaj periudhe, agjencitë turistike jane te boshatisura. Por, edhe ditët ne vijim nuk parashikohen optimiste per turizmin. Punonjësit e shtetit janë ne ankthin e emërimit te titullarëve te rinj, ndërsa ata qe nuk kane një pune janë ne pritje te mundësive qe do te hapen.
Përtej mungesës se pushimeve verore, kjo braktisje e turizmit përkthehet ne miliona euro humbje për buxhetin e shtetit. Faktor tjetër i frenimit te turizmit është edhe muaji i Ramazanit, qe shtrihet deri ne dhjetëditëshin e pare te gushtit, ku besimtaret nuk frekuentojnë plazhet. /b.l