TemA TV/ Terror në një resort turistik në Vlorë, tre të vrarë dhe dy të plagosur (VIDEO)
Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një resort turistik në Vlorë. Krimi i rëndë ka ndodhur pranë Ujit të Ftohtë.
Një prej viktimave është femër, e cila është vrarë gabimisht.
Sipas “A1Report!”, shenjestra e sulmit mbi pushuesit ka qënë Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy viktimat e tjerë janë të rastësishme. Gruaja quhet Diana Ademi, 53-vjeçe nga Vlora dhe tjetri Serdi Bajlozi, 17-vjeç, nga Prrenjasi.
Viktimat janë goditur me kallashnikov nga një makinë në lëvizje .
Plazhi ka qenë i mbipopulluar në momentin e ngjarjes, duke shkaktuar terror te pushuesit e gjendur atje.
Ngjarja e rëndë vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërkohë që policia duket se ka marrë pushimet që pas përfundimit të zgjedhjeve, duke qenë se krimi ka marrë përmasa të frikshme./b.l