E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitarja rrëfen tmerrin në plazh: Adoleshenti vdiq në det, gruaja në gjumë në shezlong

policia-sirenaaaTre vrasjet në plazhin e Vlorës rrëfehen nga dëshmitarja 16 vjeçare E. M, e cila mori në krahët e saj njërin prej viktimave.

Sapo isha ngritur nga shezlongu ku po rrija bashkë me kushërirën time dhe u drejtuam për nga deti. U ngritëm të laheshim. Kemi shpëtuar për fije edhe ne, mund të ishim edhe ne viktimat, sepse djali që u vra ishte fare pak metra përpara këmbëve të mia. Në momentin e parë që nisën të shtënat askush nuk e kuptonte se çpo ndodhte. Një adoleshenti i kaloi njëri plumb në fytyrë e më pas u shtri i vdekur në detin që u bë kuq. Unë u përpoqa ta ndihmoja në fakt pa e kuptuar as se si. Thërrita për ndihmë por nuk erdhi askush. Aq sa munda e nxora djalin drejt bregut ashtu siç ishte. Erdhën më pas njerëzit e ndihmës së shpejtë që u morën me ta, tregon 16 vjeçarja.

Ajo tregon se i armatosuri ka zbritur poshtë në plazh.

Po, qëllonte me breshëri, kush shpëtoi, shpëtoi. Pastaj aq zgjati, menjëherë sa mbaroi të gjithë u turrën drejt shkallëve  që të nxjerrin nga plazhi, duke shtyrë njeri-tjetrin. U bë kasaphanë, nuk merrte vesh i pari të dytin, aq shumë shtynin e dhunonin njëri tjetrin nga frika e lemeria, pohon adoleshentja.

Ajo ka mundur që të shohë edhe dy viktimat e tjera dhe tregon se burri tjetër që u vra ishte në këmbë në kohën që u qëllua, ndoshta ishte drejtuar edhe ai për nga plazhi, por që ngeli aty. Ndërsa gruaja ishte shtrirë në shezlong, ndoshta duke fjetur, dhe ashtu vdiq, pa lëvizur e pa kuptuar gjë, sepse mund ta kenë kapur plumbat e parë. Pashë vetëm që i dolën sytë vendit dhe ngeli aty për aq kohë sa u zbardh fare, sepse ambulance nuk erdhi menjëherë, rrëfen ajo për gazetën Panorama./ A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›