E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Volfarth përgëzon Berishën për mënyrën e pranimit të humbjes (VIDEO)

volfiAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka organizuar gjatë ditës së sotme ceremoninë e largimit të tij nga Shqipëria, pas përfundimit të mandatit të tij. Në fjalën e tij Volfarth ka përgëzuar mënyrën se si shkuan zgjedhjet e 23 qershorit dhe atë se si u pranua humbja nga ana e Berishës.

Do doja që në prani të të ftuarve të thosha që jam shumë i emocionuar, puna jonë është bazuar tek puna në ekip dhe bëhet për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Misioni im është i përmbushur, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike zgjedhjet prodhuan një rezultat të qartë dhe të pranueshëm dhe duhet përgëzuar mënyra e pranimit. Më gëzon fakti që Shqipëria është në një fazë të re, në një shkallë më të lartë dinjiteti, tha Volfarth gjatë fjalës së tij.

Tashmë ish-ambasador i OSBE-së në Tiranë, Volfarth do ta vazhdojë karrierën e tij si diplomat në Kuvajt./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›