E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temat e fshehura në Windows 7

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 09:52

Nëse keni instaluar Windows 7 në kompjuterin tuaj, mbase ende nuk e dini që keni disa tema (Themes) të fshehura përveç atyre që shihni te lista e Windows-it.

Ideja fillestare e Microsoft ishte që të instalohej tema përkatëse sipas vendit ku jetoni. P.sh. për banorët e SHBA do të instalohej tema "United States". Temat e tjera janë "Australia", "South Africa", "Canada" dhe "United Kingdom".

Këto tema përmbajnë disa Wallpaper me rezolucion 1920 x 1200 nga vendet përkatëse.

Thjesht hapni "My Computer" dhe shkruani tek adresa: C:\Windows\Globalization\MCT dhe pastaj shtypni "enter".

Do të hapet folderi që për ti aplikuar temat mjafton një "double-click". /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›