Zgjerohet Google
Gjigjanti Google është duke u rritur dita ditës. Këtë mund ta vërejmë edhe me këto lajme për zgjerimin e shërbimeve për shfaqje të videove.
Google është duke zgjeruar shërbimin për shfaqje të përmbajtjeve audio-visuale, thotë një burim që ka qenë i thukët në lidhje me prodhimin. Shërbimi do të jetë si një zgjerim i provës për filmat me qira të lëshuarë gjatë këtij viti. Lajmërimet do të duhej të bëheshin në fillim të vitit 2011, thotë burimi dhe ky ndryshim pritet të jetë mjaft i vlefshëm në treg.
Sipas burimit, udhëheqësi i Ex-Netflix Robert Kyncl, i cili ishte punësuar përkohësisht nga Google këtë vit, është duke biseduar për marrëveshjet për studio. Shërbimi do të jetë fillimisht i përqendruar në mundësitë për marketing, duke përfshirë Google TV-në. Një librari më e gjerë do të shtohet gjatë kohës.
Më herët gjatë këtij muaji Google përfitoi ndërmarrjen Wievine për dërgim të videove. Teknologjia nga Widevine mund të përdoret për të fuqizuar shërbimet e reja filmike. /pcworldalbanian/