E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura deri në 41°C, parashikimi i motit, 12 gusht 2025

Të martën, më 12 gusht 2025, Shqipëria do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, duke sjellë temperatura përvëluese në të gjithë vendin.

Në zonat perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, pritet që termometri të ngjitet deri në 41°C, veçanërisht mes orës 12:00 dhe 17:00. Edhe zonat malore do të përjetojnë nxehtësi mbi normalen sezonale, me deri në 34°C në qytete si Korça, Peshkopia dhe Kukësi.

Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, me diell të fortë, erë të lehtë nga veriperëndimi dhe periudha me lagështi të lartë që do të rrisin ndjesinë e vapës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›