E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperatura rekord ne Sidnei

Njerëzit në Sidnej, Australi kanë përjetuar ditën më të nxehtë sipas zyrës së shërbimit metereologjik.
Temperaturat shënonin 45.8 gradë celsius, duke detyruar banorët e kryqeytetit tu drejtohen plazheve.
Ndërsa të tjerë kanë gjetur shpëtim në shatërvane.
"Pas nxehtësisë së sotme, gjendja ka qenë e papërballueshme kështu që po gjejmë pak freski këtu.
Ata që kanë vuajtur më shumë temperaturat kanë qenë turistët e pamësuar me klimën në vend.
"Ne vijmë nga Gjermania ku temperaturat ishin minus pesë gradë dhe ndryshimi është plot 43 gradë celsius.
Sipas shërbimit metereologjik rekordi i mëparshëm për janarin ishte regjistruar në vitin 1939.
Shërbimet mjekësore kanë trajtuar më shumë se 200 raste ku pacientët janë ndjerë keq si pasojë e temperaturave të larta.
"Shumë pacientë janë ankuar për dehidratim. Disa prej tyre ndihen letargjikë, dhe të mendosh se temperaturat do të ngrihen edhe më.
Ndërkohë që zjarrfikësit po merren me fikjen e vatrave të zjarrit në lidnje dhe në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›