E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore bie nga skela punetori

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pas një aksidenti në punë në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorës. 41 vjecari Edmond Alushi teksa po punonte në një nga pallatet pranë kryqëzimit me rrugën transballkanike ka rënë nga skela dukë gjetur vdekjen e menjëhershme si pasoje e plagëve te marra. Tashme i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, ndërkohë që policia, sqaron se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së kushteve teknike në kantierin e ndërtimit, ku ai po punonte. Ky është rasti i dytë brenda një harku kohor dy mujor, që ndodhin të tilla aksidente me pasojë vdekjen në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›