Temperaturat e larta 100 raste me helmimi në ditë paraqiten në spital
TIRANë- Temperaturat e larta vazhdojnë të mbipopullojnë të gjitha shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kështu në repartin e infektivit shkojnë mesatarisht cdo ditë mbi 100 pacientë që kërkojnë ndihmën e specializuar. Sipas mjekes infektologe Entela Kolovani, arsyeja kryesore mbetet helmimi nga ushqim.
Më tej Kolovani shprehet se mbipopullimi vjen dhe për faktin se të sëmurët nuk respektojnë sistemin e referimit, pasi një pjesë e mirë e tyre mund të merrnin ndihmën e duhur mjekësore në ambulancat e lagjeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)