Temperaturat e larta, Policia ndan ujë të ftohtë për vizitorët në Krujë

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Në këto ditë me temperatura të larta dhe trafik të rënduar, punonjësit e Policisë së Shtetit u kanë ardhur në ndihmë edhe vizitorëve të Kalasë dhe qytetit historik të Krujës.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot pamje të punonjësve të policisë që ofronin shishe me ujë të ftohtë për vizitorët në Krujë.
Turistët e huaj u shprehën të befasuar nga nisma e Policisë së Shtetit, ndërsa vlerësuan gatishmërinë e efektivëve të policisë për t’u ardhur në ndihmë.
“Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë më parë”, u shpreh një turiste e huaj që vizitonte Krujën, e cila u informua nga punonjësit e policisë se kjo nismë është një tjetër shenjë mikpritje ndaj tyre.
/m.m/