E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta dyndje ne plazhe

Temperaturat e larta dhe fundjava kanë sjellë një dyndje të pushuesve nga Durrësi, Tirana, Kosova dhe Maqedonia drejt plazheve të Adriatikut.

Që në orët e para të mëngjesit trafiku në rrugën e plazhit ka qenë i mbingarkuar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare gjurmët e dimrit janë ende të dukshme. Bizneset kanë nisur të sistemojnë me shpejtësi brezin ranor të destinuar, si cdo herë, për plazhe private, një pjesë e të cilave është vënë në punë, ndonëse pushteti lokal nuk ka dhënë akoma asnjë leje për këtë sezon turistik. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet plugimi dhe dezinfektimi i brezit të rërës, në mënyrë që plazhi të jetë gati për celjen zyrtare të sezonit turistik. Megjithëse u vu në funksionim impianti i ujërave të zeza dhe deklarohet drejt përfundimit sistemi i kanalizimeve të tyre, mungesa e nyjeve hidrosanitare publike nuk ka marrë zgjidhje as në këtë prag-sezoni. Është fundjava e parë e majit dhe buxheti i bashkisë së Durrësit nuk ka kaluar për miratim në 'Këshillin Bashkiak', duke u kthyer në pengesë për moslëvrim fondesh për vendosjen e banjove dhe dusheve publike. Mungesa e tyre detyron një pjesë të mirë të pushuesve që t’i kryejnë nevojat e tyre fiziologjike në Adriatik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›