E Martë, 3 Nëntor 2026

Temperaturat e larta shkak për zjarr, shënohet rasti i parë në Kukës

Bashkia Kukës prej disa ditësh ka marrë masat për parandalimin e situatave që mund të krijohen nga zjarret, si pasojë e temperaturave të larta.

Në Kukës është regjistruar rasti i parë i zjarrit si pasojë e temperaturave të larta ndërsa deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i rënies së zjarreve në pyje e kullota.

Drejtori i Shërbimit së Zjarrfikësve Bajram Nenada, tha se kanë intervenuar për shuarjen e një zjarri në vend grumbullimin e mbetjeve urbane në Myç-Mamëz.

“Përsa i përket vendgrumbullimit të zjarreve është bërë shuarja e zjarreve në kohë rekord. Ambjenti i vend grumbullimit të mbetjeve ruhet nga rojet. Kemi vrojtues në njësitë administrative të cilët janë të gatshëm të na njoftojnë për çdo rast emergjent”, tha Nenada.  

Nenada ka kërkuar sensibilizimin e banorëve të zonave me risk për parandalim e zjarreve.

Kjo është hera e tretë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda një viti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›