E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkolla “Thoma Papapano” me ofertë të pasuruar, Hoteleri – Turizëm, dega që çelet në shtator

Për vitin e ardhshëm mësimor shkolla e mesme profesionale “Thoma Papapano” do të ofrojë edhe degën më të re që është Hoteleri- Turizëm, duke e çuar në 5 numrin e degëve mes të cilave të rinjtë mund të zgjedhin për të marrë një zanat.

Kjo u arrit pas kërkesave të shumta të biznesit në rajonin jugor por edhe mbështetjes së qeverisë shqiptare.

Drejtoresha e shkollës, Renata Puleri shpjegon arsyet pse është e rëndësishme marrja e një zanati, përmes studimit të një shkolle profesionale.

“Përveç drejtimit hoteleri-turizmit, vazhdojnë të jenë 4 drejtime. Në fund të vitit të treta, ata do të diplomohen me certifikatën e Maturës Profesionale. Këta nxënës janë pjesë e pa ndarë e tregut të punës. Nëpërmjet praktikave që zhvillohen gjatë kohës që janë në shkollë dhe në mbarim patjetër që janë të sigurt në tregu e punës”, tha ajo.

Regjistrimet në shkollën profesionale “Thoma Papapano” kanë nisur në 8 korrik dhe do të vijojnë deri në fillimin e vitit të ri shkollor.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›