Temperaturat e uleta paralizojne jeten ne disa vende

Temperaturat e ulëta kanë paralizuar jetën në disa vende. Akropoli ka pritur flokët e para të dëborë, ndërkohë që në Izrael reshjet e shiut kanë shënuar një rekord më vete. Metereologët kanë parashikuar që Jeruzalemi mund të presë flokët e para të dëborës në ditët në vijim.
Greqi, disa shkolla në veri të vendit janë mbyllur për shkak të dëborës Greqia është mbuluar nga dëbora dhe erërat e forta që kanë sjellë një ulje të menjëhershme të temperaturave. Në veri të vendit një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur, por deh në Athinë disa shkolla fillore janë mbyllur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Në veri të Athinës nëse fëmijët i janë gëzuar dëborës, njerëzit kanë dalë për të pastruar rrugët. Por dhe tempulli i Akropolit dhe qendra e kryeqytetit janë mbuluar nga dëbora. Metereologët presin që temperaturat në ditët në vijim të zbresin në minus 13 gradë Celsius.
Rumani, bllokohen pjesa më e madhe e rrugëve dhe linjat hekurudhore Reshje të dendura dëbore dhe erëra me një shpejtësi prej 75 kilometrash në orë kanë pushtuar Rumaninë veriore por dhe pjesën veri lindore duke detyruar autoritetet të deklarojnë të mbyllura një sërë rrugësh. Një autobus me 100 pasagjerë ka mbetur i bllokuar në kufirin me Moldavinë, duke pritur ndërhyrjen e ushtrisë. Në detin e zi dallgët kanë arritur në 5 metra lartësi. Ndërkohë që një person është deklaruar I zhdukur.
Jeruzalemi pritet të mbulohet nga dëbora Shira të pazakonta kanë detyruar autoritetet izraelite të mbyllin disa nga rrugët kryesore ët kryqytetit Tel Aviv. Trafiku në kryeqytet është bllokuar për disla orë pasi pjesa më e madhe e rruve ishin të përmbytura. Edhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mos lëvizin nga banesat e tyre nëse nuk do të ishte e domosdoshme. Pronarët e dyqaneve të vogla kanë nxituar të shpëtojnë atë që mundeshin nga biznesi i tyre. Rajoni po përjeton një dendësi rekord reshjesh shiu. Metereologët janë shprehur se temperaturat do të ulen edhe më dhe se vendi mund të goditet nga stuhitë. Ndërkohë që në Jeruzalem priten reshjet e para të dëborës.