Geithner largohet nga posti i tij

Departamenti i thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Timoti Geidhner planifikon të largohet nga posti i tij në fund të janarit.
Por në të njëjtën kohë nuk është bërë i ditur asnjë detaj tjetër deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Shefi I stafit të presidentit amerikan Obama, Xhejkob Lju, mendohet se do të jetë ai që do të marrë këtë post pas largimit të Geidhner. Lju ka qenë më parë drejtor i zyrës së menaxhimit dhe buxhetit në administratën Obama.
Presidenti Obama kishte zgjedhru Geidhner për të drejtuar negociatat me kongresin për të evituar greminën fiskale të 31 vjetori për shkurtimet në buxhet dhe rritjen e taksave, ndërkohë që dhe recesioni i ekonomisë ishte një ndër rreziqet.
Geidhner ka qenë për pesë vjet sekretari i thesarit dhe është përballur me krizën financiare, por tashmë ai ka deklaruar se dëshiron një periudhë pushimi.