E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat, shtohen rastet e pickimit të gjarpërinjve

Temepraturat e larta gjatë muajve të fundit kanë shkaktuar edhe përhapjen e insekteve të ndryshme, por edhe gjarpërinjve, kryesisht në fshatrat e rrethit të Elbasanit. Vetëm gjatë muajit që shkoi janë shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit më shumë se 10 fëmijë të cilët ishin pickuar nga gjarpërit, por edhe insekteve si akrepi dhe merimanga. Edhe pse gjendja shëndetësore e pacientëve është jashtë rrezikut, mjeku reanimator, Behar Gjevori deklaron se rastet e shtrimit nga pickimi i insekteve dhe gjarpërinje është për shkak të ardhjes së verës. Më tej bluza e bardhë pohon se ndërhyrja mjekësore e të shtruarve ka qenë e menjëherëshme, pasi spitali disponon të gjitha medikamentet e duhura si edhe serumin antivipera.
Ndërkohë në krahasim me një vit më parë, numri i rasteve të shtruara këtë vit nga pickimi i insekteve dhe gjarpërinjve është në rritje.
Por sipas mjekëve çdo person që pickohet nga gjarpri apo edhe insekte të tjera duhet të marrë mjekim të menjëhershëm për të shmangur në disa raste edhe ndonjë atak kardiak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›