E Martë, 3 Nëntor 2026

“Tempulli 2″/ Policia e Shtetit aksion antidrogë në 6 qytete, Rrumbullaku: U arrestuan 273 persona

Një tjetër aksioni kombëtar antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Shtetit. 273 persona janë arrestuar në 6 qytete të Shqipërisë për shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë para mediave detaje mbi aksionin kombëtar të koduar “Tempulli 2”, i cili është në vijim të operacionit “Tempulli 1” në prangat e së cilit janë një numër i lartë personash në lidhje me Prodhim, shitje, shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ai theksoi se Policia e Shtetit po vijon me aksionin për vënien para drejtësisë së të gjithë personave që shpërndajnë apo tregtojnë lëndë narkotike.

“Ka qenë një operacion i suksesshëm dhe vazhdon edhe në vijim.

Operacioni Tempulli dy ka filluar javën e parë të nëntorit dhe gjatë kësaj kohe, janë iniciuar 66 hetime proaktive për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Nga sistemi janë marrë 295 urdhra-ndalimi vendime arresti dhe 306 vendime kontrolli. Për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit d

Policia e Shtetit ka arritur të finalizojë arrestimin në flagrancë për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dokumenton aktivitetin kriminal të tyre në drejtim të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotikëve.

Faza e dytë e operacionit lidhet me të gjithë zonat komunitare, Tiranë, Durrës, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça. Fokusi i Policisë së Shtetit ka qenë goditja e këtij fenomeni në zonat e banimit të të gjithë adoleshentëve.

Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen ne këndet narkotike, janë sekuestruar edhe prova materiale që kanë të bëjnë me tërësinë e operacionit “Sundimi i Ligjit””, tha Rrumbullaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›