E Martë, 3 Nëntor 2026

U përmend në dosjen “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK

Ish agjenti shqiptar Agron Neza është paraqitur sot në dyert e SPAK. Emri i tij prej muajsh me radhë është përmendur në dosjen “McGonigal”, ku thuhet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Emri i Agron Nezës doli nga hetimet ndaj ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, i cili po hetohet në SHBA për fshehjen e 225,000 dollarëve dhe fshehu nga FBI njohjen me ish-agjentin shqiptar.

Agron Neza u përmend në dosje se ka paguar McGonigal për influencë tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes.

Më herët Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për fshehje të informacionit nga Byroja Federale e Hetimit duke thënë se “ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish agjent shqiptar”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›