E Martë, 3 Nëntor 2026

Ten Hag dhe kritikat ndaj Onana-s: Vetëm një portier është më

Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, në konferencën për shtyp para Newcastle mbrojti me bindje André Onanën, pas breshërisë së kritikave të marra në fund të ndeshjes së Champions League me Galatasaray, ku portieri nigerian u bë protagonist, me dy gabimeve që i hapën rrugën barazimit të arritur nga ana e skuadrës turke.

“Nëse e analizojmë me kujdes performancën e tij – tha Ten Hag – kuptojmë se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistikat. Kur bëhet fjalë për ‘golat e shmangur’, vetëm Thomas Kaminski i Luton deri më tani është treguar më i mirë se ai”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›