E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ten Hag “fiksohet” me Eriksen

Erik ten Hag tashmë i zyrtarizuar në stolin e Manchester United ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshem dhe njeriu i parë në listën e tij është një njohje e vjetër, Christian Eriksen. Sipas “Daily Mail”, trajneri holandez kërkon të bindë danezin e rikthyer në fushën e lojës pas problemeve në zemër, i cili aktualisht është pjesë e Brentford ku po zhvillon një sezon pozitiv.

Përpara se të bashkohej me skuadrën angleze, mesfushori u stërvit për disa kohë me të rinjtë e Ajaxit dhe aty pati mundësinë për të biseduar gjatë edhe me Ten Hag, i cili kërkon t’i dorëzoje çelësat e mesfushës. Pasardhësi i Ralf Ragnik ua ka bërë të qartë drejtuesve aktualë se e dëshiron me çdo kusht ish lojtarin e Tottenham dhe Interit. Kontrata e Eriksen me Brentford skadon në fund të këtij sezoni dhe që prej muajit qershor ai do të jetë një lojtar i lirë për të firmosur me klubin që dëshiron.

“Daily Mail” shton se nuk është vetëm Man United që kërkon shërbimet e danezit pasi interes për të ka shfaqur një tjetër njohje e vjetër, trajneri Antonio Conte me të cilin fitoi titullin në Itali. Tottenham kërkon ta rikthejë lojtarin në familje dhe një alternativë e tillë nuk përjashtohet nga kapiteni i Danimarkës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›