E Martë, 3 Nëntor 2026

Ten Hag nuk ka dyshime për të ardhmen: Qëndroj te Manchester

Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për “Viaplay” për thashethemet për të ardhmen e tij dhe nuk mund të ishte më i qartë:

“Fakti është se kam ende një vit në kontratën time, kështu që mendoj se do të jem akoma këtu. Nëse kam pasur kontakt me Ajax-in? Jo”.

“Djajtë e kuq” kanë zhgënjyer këtë sezon në kampionat dhe aktualisht qëndrojnë në vendin e 6-të në renditje dhe jashtë zonës Champions.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›