E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendenca, tregjet e aksioneve bien për të dytën ditë resht

Financat

Tregjet e aksioneve kudo në Europë pësuan sot rënie për të dytën ditë radhazi pas uljes së vlerësimit të kreditit që dha dje agjencia “Standard and Poor” për qeveritë e Greqisë dhe të Portugalisë. Dje, kjo agjenci e uli në shkallë minimale vlerësimin për bonot qeveritare afatgjata greke për shkak të sfidave politike, ekonomike dhe buxhetore, me të cilat po përballet Athina. Agjencia uli gjithashtu vlerësimin për borxhin e Portugalisë. Si reagim, Greqia ndaloi sot të gjitha shitjet e shkurtra në bursën e Athinës për dy muajt e ardhshëm. Tregjet e bursës ranë në të gjithë Europën dhe euroja arriti nivelin më të ulët të vitit në shkëmbimin me dollarin. Gjendja u diskutua sot në takimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, me krerët e Bankës Qendrore Europiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vlerësimet e ulëta për Greqinë dhe Portugalinë nënkuptojnë se huadhënësit do të aplikojnë norma më të larta interesi për këto dy vende, duke ngritur kështu koston e huamarrjes, në një kohë kur ato përballen me vështirësi financiare.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›