E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendencat e reja ne politiken shqiptare

Perben nje risi ne kete fushate elektorale qe po zhvillohen ne Shqiperi ku disa prej kandidateve jane ne kontakt e komunikim virtual me votuesit e tyre nepermjet perdorimit te rrjeteve sociale te njohura. Por rezultatet e nje sondazhi qe u publikuan se fundi tregojne se ky proces eshte ende ne fazat embrionale. Alban Nelaj pasi ka kryer nje Master per Politikat Publike ne Erfurt te Gjermanise tani drejton institutin evropian per politikat kombetare dhe lokale EUNACAL. Kjo organizate joqeveritare ka realizuar dhe sondazhin per shkallen e perdorimit te rrjeteve sociale ne ligjerimin politik mes te rinjve dhe kandidateve ne fushaten e zgjedhjeve te 8 majit 2011. Ne fokus ishin rreth 2300 te pyetur te moshes nga 15 deri 39 vjec si ne zonat urbane ashtu dhe ato rurale.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alban Nelaj drejton institutin evropian per politikat kombetare dhe lokale EUNACALRezultatet e pyetjes se cilat jane aresyet qe ata perdorin sherbimet e internetit eshte domethenes thote Alban Nelaj per DW. 35 perqind e tyre i perdorin per te ndervepruar on line me miqte familjaret dhe koleget 25 perqind e te pyeturve i perdorin per te lexuar artikuj dhe opinione on line 16 perqind i perdorin teknologjite web 2.0 per te komunikuar nderkombetarisht. Pastaj ka kategori te ndryshme psh. per te botuar artikujt dhe opinione qe shkojne ne masen 5 perqind. Se fundi renditen ata qe diskutojne on line me politikberesit qofte ne pushtetin lokal apo ate qendror te cilet perbejne vetem 2.4 perqind te te gjithe te pyeturve.

Alban Nelaj thote se aktualisht shifra eshte e ulet por me gjallerimin e metejshem te fushates elektorale shifrat priten te merrin rritje. Me hyrjen tamam ne thelbin e fushates shpresojme se kandidatet do te zotohen dhe do te marrin pjese ne Facebook per te komunikuar drejteperdrejte me te rinjte qe interesohen per platformat e tyre.

Ne baze te shifrave qe kane dale nga sondazhi ka nje dispropocion te madh mes perdoruesve ne zonat urbane dhe ato rurale qe shkon ne 92.6 me 7.4. Kjo ka te beje sipas organizatoreve te sondazhit me dispropocionin e nivelit te aksesit ne internet qe kane te rinjte ne bashkite me ata qe jetojne ne komunat e fshatrat e vendit.

Mbeshtetes e realizmit te sondazhit per perdorimin e rrjeteve sociale si Facebook Twitter YouTube etj. ne ndihme te komunikimit mes kandidateve dhe votuesve ne zgjedhjet e 8 majit 2011 ishte Fondacioni Shoqeria e Hapur SOROS.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift erciz Loloci nga Fondacioni Shoqeria e Hapur SOROS

erciz Loloci nga ky Fondacion shikon dy aresye kryesore se perse niveli i komunikimit virtual te votuesve me kandidatet per tu zgjedhur eshte ne nivel te ulet ne Shqiperi. Se pari sipas tij zgjedhjet lokale kane specifike fushaten e fragmentizuar ne ndarje administrative qe shkojne nga qindra banore ne komuna e fshatra deri ne dhjetramijera banore per bashkite. Ne keto hapesira te limituara kontakti dhe komunikimi me votuesit ne baze dhe te tradites politike shqiptare mendohet se perballohet me mire me takime direkte ne terren ne menyre individuale apo ne grupe te vogla thote Loloci per DW. Si argument te dyte ai permend shkallen e ulet te aksesit ne internet qe ka publiku shqiptar pavaresisht permiresimeve ne vitet e fundit.

Problem ne Shqiperi eshte fakti se interneti ende nuk eshte aq i familjarizuar sa ne vendet perendimore ku ka fuqi te madhe. Mund te perdoret shume ne Tirane psh. por nuk mund te thuhet e njejta gje per zona te tjera te vendit. Une besoj se nga njeri proces zgjedhor ne tjetrin do te kete nje zgjerim te bazes se perdoruesve te sherbimeve on line e per kete aresye kontakti dhe komunikimi virtual do te zgjerohet natyrshem.

erciz Loloci mendon se ky aspekt do te jete direkt ne sherbim te sqarimit te programeve elektorale dhe ndergjegjesimit e orientimit me te mire per cdo votues apo grup interesi para dhe pas proceseve zgjedhore.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›