E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritetet e politikes se jashtme te Serbise

Serbia po ben nje politike te jashtme racionale dhe te pavarur tha Jeremiq me rastin e prezantimit ne Parlamentin e Serbise te raportit per politiken e jashtme serbe gjate vitit te kaluar. Ai theksoi se Beogradi edhe me tej eshte i orientuar drejt kater qendrave kryesore boterore Brukselit Moskes Uashingtonit dhe Pekinit.

Jeremiq beri te ditur se gjate vitit 2010 ka pasur 113 takime me homologet e tij nga bota nder ta25 ministra te Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Jeremiq ka qene per vizita zyrtare ne vendet tjera 46 here ndersa Serbine e kane vizituar 16 ministra te jashtem 11 prej tyre nga vendet e BE-se.

Jeremiq tha se sukeset me te medha gjate vitit te kaluara ishin liberalizimi i vizave ratifikimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe pergjigjet serbe ne pyetesorine BE-se. Ai shpreson se Serbia gjate ketij viti do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE duke shtuar se nder kushtet kryesore ne kete rruge jane perfundimi i bashkepunimit me Tribunalin e Hages dhe bashkepunimi rajonal.

Nje prioritet tjeter i diplomacise serbe gjate vitit te kaluar ishte ngadalesimi i procesit te njohjeve te pavaresise se Kosoves pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila konstatoi qe shpallja e pavaresise nuk ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Qellimet tjera ishin pamundesimi i anetaresimit te Kosovesne organizatat nderkombetare dhe fillimi i dialogut me Prishtinen per gjetjen e nje kompromisi per statusin tha Jeremiq i cili si sukses te jashtezakonshem e quajti faktin qe Kosoven pas mendimit keshilldhenes te GJND-se e kane njohur vetem gjashte shtete.

Jeremiq theksoi se per kete vit nje prej prioriteteve te Beogradit mbetet krijimi i nje komisioni nderkombetar te OKB-se per zbadhjen e pohimeve ne raportin e Dick Martyt per tregti me organe njerezore.

Opozita e kritikoi Jeremiqin ne parlament per shkak te deshtimeve te shumta ne vecanti gjate procesit te zhvilluar para GJND-se. Sa i perket dialogut me Prishtinen Jeremiq nuk deshi te pergjigjet ne asnje pyetje te deputeteve me shpjegimin se kjo ceshtje po zhvillohet nen patronatin e qeverise dhe jo ministrise se Jashtme.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›